GAFURR ADILI: PSE KOSOVA AKTUALISHT ESHTE PALESTINA E RE E BALLKANIT ?!


Kosova aktualisht është Palestina e Re e Ballkanit për shumë arësye, por këtu po marr vetëm disa nga ato më kryesoret, s’i më poshtë vijon:
1. Sepse, ashtu s’i Palestina që quhet shtet i pavarur, edhe Kosova quhet shtet i pavarur;
2. Sepse, ashtu s’i Palestina që e ka Kushtetutën dhe institucionet e saj, edhe Kosova e ka Kushtetutën dhe institucionet e saj, por gjithashtu, ashtu si Palestina që nuk e ka ushtrinë e saj dhe Ministrinë e Mbrojtjes,
edhe Kosova nuk e ka ushtrinë e saj dhe Ministrinë e Mbrojtjes;
3. Sepse, ashtu s’i në Palestinë, përmes enklavave çifute në territorin e “shtetit” të “pavarur” të Palestinës,
që livadhis Izraeli, edhe në Kosovë, përmes enklavave serbe në territorin e “shtetit” të “pavarur” të Kosovës,
po livadhis Serbia;
4. Sepse, ashtu s’i për dekada të tëra që zhvillohen bisedime (me ndërmjetësim ndërkombëtar) midis Palestinës dhe Izraelit, edhe midis Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar dhe do të zhvillohen pafundësisht bisedime,
por ashtu s’i Izraeli që nuk e ka njohur dhe nuk e njef Palestinën si shtet të pavarur e sovran,
edhe Serbia nuk e ka njohur dhe nuk e njef Kosovën s’i shtet të pavarur e sovran;
5. Sepse, ashtu s’i Palestina që klasën e saj politike e ka shumë servile dhe shumë të korruptuar,
duke filluar nga i ndjeri Jasir Arafat dhe të gjithë pasuesit e tij, edhe Kosova klasën e saj politike, duke filluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova dhe të gjithë pasuesit e tij aktual, e ka shumë servile dhe shumë të korruptuar.

Prandej, të gjitha forcat patriotike shqiptare nuk duhet të tolerojmë që Kosova të mbetet Palestina e Re e Ballkanit, por ato duhet të bashkohen urgjentisht dhe t’i fitojnë zgjedhjet në Kosovë,
prandej urgjentisht edhe kërkohet unifikimi i të gjitha forcave patriotike shqiptare të Kosovës Kreshnike.

*Autori është Kryetar i FDBK.

Baby Boo