Gafur Adili: Edhe unë jam një nga 5000 shqiptarët e “Stop Listës”


Pasi Pa Censurë publikoi  artikullin për 5000 shqiptarët që janë në “Stop Listën” e RM, reagime të shumta kanë arritur. Një ndër personazhët publik i cili është pjesë e kontrollit të detajuar kur kalon kufirin është edhe Gafur Adili. Ai na ka shkruar:

Nuk e kuptoj…?!
(Drejtuar: Pa Censurë)

Pse, sa herë unë e kaloj kufirin të Qafe Thana dhe aty (te policia kufitare) unë e dorëzoj letërnjoftimin tim, ku pasi polici i pikës kufitare më thotë: “Menjanoje veturën dhe prit aty”, mua më duhet të pres, në fillim gjysëm ore, ndërsa herën e fundit më është dashur të pres një orë?!
Pasi e lexova denoncimin tuaj te Vendosa qe edhe une ta denoncoj, apo me mire te themi ta vërtetoj atë qe ju e denoncuat para disa ditësh.
Me respekt,
Gafurr Adili nga Kerçova (d.v.) /Kerçove, me 19 Prill 2018

Kemi drejtuar pyetje deri tek Ministria e Punëve të Brendshme për të kuptuar se nëse udhëheqës të sektorit adekuat në DSK nga regjimi i kaluar kanë keqpërdorur pozitat e tyre?Gjithashtu shtrohet edhe pyetja se a do të rishikohen këta 5 mijë shqiptarë, që ndoshta një pjesë e tyre maltretohen padrejtësisht?Pa Censurë do të vazhdojë të investigojë, që të arrijë deri tek përgjigjja dhe do ju mbajë të informuar ditëve në vazhdim!

http://www.pacensure.com/2018/04/16/5000-shqiptare-nen-survejim-te-shtetit-kur-kalojne-kufirin/

Baby Boo