Noizyt nuk ju ndahen problemet! Raportohet për tjera humbje të rënda, duke përfshirë edhe makinën e nënës!


Jo vetëm lokali që u shkrumbua një ditë më parë, por Noizyt i kanë djegur edhe dy biznese të tjera (lokale) për të cilat ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë ngjarje. Uniformat blu njoftuan dje për djegien e një biznesi të reperit të mirënjohur në Durrës, ku u shkaktuan dëme materiale.

Por nuk mbetet me kaq, pasi pretendohet se reperi ka pësuar dëme kolosale me shkrumbimin e dy aktiviteteve të tjera. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se sot atij i janë bërë shkrumb e hi edhe dy lokale të tjera.

Po kështu edhe makina e nënës së Noizyt është djegur. Dje u raportua se në orët e para të mëngjesit u sinjalizua për flakë zjarri në lokalin e babait të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Baby Boo