Ballina Pa Censurë Fushata “Java e jetimit”, vetëdijësimi i qytetarëve për mbështetje të fëmijëve jetim

Fushata “Java e jetimit”, vetëdijësimi i qytetarëve për mbështetje të fëmijëve jetim


Në kuadër të fushatës “Java e jetimit”, u mbajt edhe organizimi I rradhës I cili për qëllim kishte solidarizimin me fëmijët, nëpërmjet aktiviteteve të cilat Kalliri I Mirsisë ka organizuar edhe për këtë vit.
U prezantuan poezi, debate, e fjalime të ndryshme të cilat kanë për qëllim vetdijësimin e qytetarëve si dhe përkrahjen morale deri tek fëmijët. Rufat Sherifi, kryetar organizatës, shprehet se vetëdijësimi është në ngritje e sipër, e këtë padyshim e bëjnë përkrahja e institucioneve, individë, e afaristë të ndryshëm.
“Vetdijësimi është në ngritje e sipër, atë e bën mbështetja që japin institucionet, individët, afaristët dhe atë që dëshiroj tua tregoj që na kanë përcjellur ekipet tona, se aty ku kan bërë vizitë fëmijët qoft në qendra tregëtare janë paraqitur donatorë, në vend tjetër është paraqitur ndonjë pronar I restorantit, që ka ofruar mundësinë që të kalojnë një darkë në restoranin e tij. Un mendoj se popullata jonë e ka të ngulitur bujarinë në zemrën e vetë, ndaj rasteve sociale dhe fëmijëve posacërisht kur bëhet fjalë për jetimët, ata kanë edhe më tepër një dashuri për të qenë pranë atyre dhe për ti ndihmuar”, tha Rufat Sherifi.
Në këtë fushatë, e cila do të zgjasë deri më 30 prill, do të marrin pjesë edhe fëmijë jashtë vendit, ndërsa në kuadër të saj do të mbahen debate, grumbullim i donacioneve, koncerte humanitare dhe ekskursione të ndryshme.
Baby Boo