Furnizime të shtrenjta publike pa tender, Jovanovska: Do të veprojmë pas raportit


Një pjesë e institucioneve shtetërore, furnizimet e të cilave u kontrolluan nga revizorët, ishin me kërkesë të Komisionit Antiko*rrupsion. Sipas disa informatave Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Ko*rrupsionit ka mbikëqyrur në mënyrë aktive të gjitha furnizimet lidhur me pandeminë. Pas dyshimeve të tyre, janë dorëzuar dokumente deri te revizorët për he*tim më të hollësishëm. Madje 88% e furnizimeve janë bërë pa tender, ndërsa nga buxheti janë shpenzuar rreth 7 milion euro. Nga Antiko*rrupsioni na njoftuan se do të fillojnë procedurë për këtë rast.

Një pjesë e rezultateve që janë publikuar në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit për kontrata të lidhura pa shpallje publike janë dorëzuar nga ana jonë. Ne do të veprojmë sipas rezultateve të Revizionit – njoftojnë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Ko*rrupsionit.
Në raportin e Revizionit thuhet se pothuajse 90 % e kontratave të 19 institucioneve shtetërore me kompani të caktuara janë lidhur pa shpallje publike sepse, sipas pretendimeve të tyre, kanë pasur nevojë urgjente për gjërat që kanë blerë.

Në mungesë të përcaktimit të saktë të kritereve për “urgjencën” e furnizimeve dhe llojit të mallrave, shërbimeve dhe punëve që mund të furnizohen në kohë krize, nuk mund të konfirmohet plotësisht arsyetimi i urgjencës në një pjesë të procedurave – thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Revizorët janë duke i shqyrtuar të gjitha dokumentet e 19 institucioneve shtetërore në lidhje me furnizimet publik për periudhën nga 1 marsi deri më 1 tetor 2020. Revizorët kanë zbuluar se në të njëjtin parim, përkatësisht me të ashtuquajturën marrëveshje në katër sy janë lidhur edhe marrëveshje të reja edhe në periudhën më pas. Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, një ditë më parë tha se gjithçka ka qenë sipas ligjit.

Baby Boo