A do të pranojë BDI të garojë tek e tek me opozitën? Grubi: Opozita shqiptare e faktorizon veten me BDI-në


Në zgjedhjet lokale, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duan të matin fuqitë me BDI-në . Ata duan të shohin se kush fitues është në bllokun shqiptar, pa kalkuluar në votat e partive maqedonase. Dy liderët e këtij koalicioni Ziadin Sela dhe Afrim Gashi ftuan Ali Ahmetin të përballen tek a tek, në njërin kamp BDI, Lëvizja Besa dhe PDSH që janë pjesë e pushtetit, ndërsa në kampin tjetër koalicioni ASH dhe AAA.

“Me që po vijnë zgjedhjet lokale, ja unë po i bëj një thirrje edhe një apel direkt, një sfidë BDI-së, leni koalicionet edhe me LSDM-në dhe me VMRO-DPMNE-në. A jeni të gatshëm të vini të përballeni me ne tek a tek. Si në 2017! 03.36- 51 Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në njërën anë, dhe Aliu me gjithë partitë tjera shqiptare që janë në qeveri nga ana tjetër. A e pranojnë këtë sfidë? Po i pyes publikisht”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

“T’i lëmë anësh partitë maqedonase hajdeni bashkë shkojmë në zgjedhje. Dy kampe politike shqiptare të garojmë në secilën komunë dhe të shohim se kush i fiton zgjedhjet. Mendoj se kjo është thirrje e sinqertë e jona. Të mos merremi a jeni me LSDM-në ose me VMRO-në. Hajdeni nëse jeni dakord të shkojmë bashkë në zgjedhje dhe kush fiton ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, pohoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Por a do të pranoje B DI sfidën e opozitës shqiptare? Artan Grubi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së thotë se nuk kanë diskutuar për koalicione të mundshme, sepse sipas tij, anketat brendapartiake, por edhe ato publike e përcaktojnë BDI-në si fituese absolute të zgjedhjeve lokale në muajin tetor duke qenë bindshëm partia e parë në të gjitha komunat.

“Ndryshe nga koalicioni opozitar, nuk kemi diskutuar për koalicione parazgjedhore me partitë maqedonase, por jemi të fokusuar në realizimin e premtimeve tona dhe plotësimin e pritshmërive të qytetarëve. Mbijetesën e vet në skenën politike, koalicioni opozitar para çdo procesi zgjedhor përpiqet ta realizon duke faktorizuar veten nëpërmjet të krahasimit jo logjik me BDI-në në vend se të bartë përgjegjësi dhe të dorëhiqet për humbjet dhe dështimet e njëpasnjëshme në të gjitha proceset zgjedhore deri sot”, tha Artan Grubi.
Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Baby Boo