FT: Rusët kanë “blerë“ protestat kundër emrit në Greqi

Tentim për blerjen e organizatave djathtiste dhe përfaqësuesve kishtarë në Greqi për të protestuar kundër marrëveshjes për emrin është njëra prej arsyeve që Athina zyrtar dëboi diplomatë rusë, publikoi gazeta “Fajnenshëll Tajms”. Sipas asaj që e transmetojnë mediat greke, burim i informacioneve është një diplomat i lartë anonim grek, ndërsa ngjarja të cilës i referohet ka ndodhur në qytetin Aleksandropulis. Në tekstin e “Fajnenshëll Tajms” thuhet se diplomatët rusë kanë nxitur biznesmenë rusë në qytet që t’u paguajnë pjesëtarëve lokal të kishës, organizatave kulturore dhe grupeve djathtiste, me qëllim që të rritin rezistencën ndaj marrëveshjes për emrin. Rasti ka dalë në sipërfaqe kur një ushtar grek ka lajmëruar rastin te eprori i tij.

Baby Boo

Citohet edhe deklarata e diplomatit grek, që është burim në tekst:

Rusët deshën t’i prishin negociatat. Intensifikuan ndikimin e tyre të zakonshëm në Maqedoni dhe Thraki”.

Vendimi i Athinës që të dëbojë diplomatë rus edhe sot komentohet nëpër mediat greke, si një ngjarje e ndjeshme. Në tekstet gazetareske nënvizohet se Athina nuk ka dëbuar diplomatë nga Rusia dhe vendet tjera të bllokut lindor as në kohën e Luftës së Ftohtë ndërsa Athina rëndom ka raporte të mira me Kremlinin. Përderisa qeveria greke vetëm në mënyrë të përgjithshme njoftoi se shkak për dëbimin është edhe marrëveshja me Maqedoninë, rusët mbajnë qëndrimin se i tërë rasti nuk ka bazë në realitet dhe se Athina punon sipas diktatit të Uashingtonit. Pikërisht ministri i mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis, nga Zagrebi replikoi se rusët tentojnë të destabilizojnë këtë pjesë të Evropës.

Restorant Lumare