FRASH: Të ndihmohen studentët me 100 euro në muaj, të anulohet pagesa e semestrit


Kryetari i Forumit Rinor të ASH-së, Omer Ajdini kërkoi që në kohën e pandemisë të ndihmohen edhe studentët.

“Sot jemi këtu për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të institucioneve përkatëse pikërisht për një shtresë të shoqërisë e cilasiç duket është neglizhuar në tërësi, përderisa pandemia COVID 19 ua ka vështirësuar gjendjen. Bëhet fjalë për 53,637 studentë të fakulteteve dhe shkollave të larta profesionale, familjet e një pjese të madhe të të cilëve kriza ekonomike i ka goditur keq. Një pjesë e konsiderueshme e studentëve që studiojnë në Tetovë dhe Shkup banesat me qira i kanë marrë që në fillim të vitit dhe ato vazhdojnë t’i paguajnë edhe përkundër faktit që nuk qëndrojnë në to. Në këtë gjendje të rënduar financiare, qiratë e banesave paraqesin barrë të papërballueshme në familjet veç më të renduara financiarisht”, theksoi Ajdini.

Sipas tij, duke marrë parasysh se në javët që vijojnë studentët do të fillojnë edhe provimet, paraqitjen e të cilave do të duhet ta paguajnë kjo është një barrë shtesë tjetër në këtë kohë krize.

“Nuk duhet të harrojmë se shumica e këtyre studentëve janë të papunë, prandaj kërkojmë që qeveria urgjentisht të ndërmerr masa konkrete për t’i ndihmuar ata. Në këtë aspekt propozojmë që qeveria t’i subvencionojë të rinjtë mbi moshën 18 vjeç me 100 euro për një muaj me qëllim të lehtësimit të gjendjes së tyre. Konsiderojmë se kjo shumë është e arsyeshme për studentët, dhe nga ana tjetër e përballueshme për qeverinë. Gjithashtu propozojmë që participimi për semestrin e ardhshëm të përgjysmohet apo të hiqet në tërësi si dhe pagesa për punë praktike në disa fakultete poashtu të hiqet”, theksoi Ajdini duke shtuar se shteti ka për obligim të kujdeset për studentët në çdo kohë, e sidomos detyrimi tij rritet kur goditemi nga kriza si kjo në të cilën gjendemi tani.(INA)

Baby Boo