Françeska Jaçe i futet politikës, ky është qyteti ku do të kandidojë për deputete

Françeska Jaçe ka vendosur t’i futet politikës. Modelja dhe ish-banorja e Big-Brother, bëri me dije se do të kandidojë për deputete në Vlorë.

Jaçe tha:

Kam ndërmend që të hedh vetë kandidaturën në Vlorë si deputete e Vlorës, kështu që ngelet për t’u parë.

Më tej, modelja tregoi momentin më të frikshëm në jetë dhe theksoi aksidentin e ndodhur disa muaj më parë, ku automjeti i saj u përmbys në mes të rrugë. Por ajo arriti të shpëtonte paq, ndërsa u ndihmua edhe nga disa kalimtarë të rastit.