Shqiptarët marrin Tuzin! Festë për fitoren e dytë të Nik Gjeloshaj në komunën e Malit të Zi


Komuna e Tuzit në Mal të Zi, do të drejtohet sërish nga Shqiptarët.

Nik Gjeloshaj dhe “Forumi Shqiptar” u shpallën fitues të zgjedhjeve lokale duke marrë 18 nga 32 mandatet në këshillin komunal.
Numërimi i votave zgjati vetëm 1 orë dhe pas daljes së rezultatit, komuna me shumicë Shqiptare, shpërtheu në festë.

“Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Me përkrahjen dhe mbështetjen tonë fitorja apsolute është përgjegjësi për ne për të punuar edhe më shumë në katër vitet e ardhshme”- u shpreh Nik Gjeloshaj.

Baby Boo