Franca mbyll një tjetër xhami me pretendimin për “radikalizëm”


Xhamia Al Farouk në rajonin Gironde të Francës do të mbyllet përkohësisht me arsyetimin për “radikalizëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, thuhet se prefektura Gironde ka filluar procesin për të mbyllur për 6 muaj xhaminë Al Farouk në qytetin Pessac duke treguar si arsyetim se imamët e xhamisë gjatë predikimeve të tyre kanë përmendur hadithe dhe ajete kuranore ku flitet për martirizim.

Në një deklaratë nga prefektura thuhet se predikimet e mbajtura në xhami bëjnë thirrje për nxitje të popullit kundër vlerave të republikës dhe se shoqata e xhamisë Unioni i Muslimanëve Pessac është akuzuar për “nxitjen e islamit radikal dhe ideologjisë selefi”.

Si pasojë e kontrolleve në vitin 2021 në Francë janë mbyllur 22 xhami dhe filluan proceset për mbylljen e 6 të tjerave.

Qeveria e Parisit është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, organizatat joqeveritare dhe organizatat e të drejtave të njeriut dhe kryesisht nga Kombet e Bashkuara me arsyetimin se ajo ka vendosur në objektiv dhe ka tjetërsuar muslimanët.

Baby Boo