Franca e kënaqur që shumica e votuesve përkrahën marrëveshjen e Prespës


“Trupi votues i Ish Republikës së Jugosllavisë Republika e Maqedonisë kishte mundësi më 30 shtator të votojë referendumin për emrin dhe për të ardhmen e vendit. Franca me kënaqësi konstaton se votimi shkoi mirë dhe e përshëndet faktin që shumica e votuesve që dolën treguan përkrahje për marrëveshjen e Prespës dhe për përafrimin e vendit të tyre drejt aleancës atlantike dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von Der Muhll.

Sipas saj, tash Kuvendi duhet të deklarohet për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zbatimin e marrëveshjes, bazuar në rezultatin e marrëveshjes“Siç ceku Kryetari i Republikës së Francës, marrëveshjes e Prespës është e mirë ashtu siç është edhe vendi, kështu edhe për rajonin dhe Evropën”, shtohet në deklaratën e vendosur përmes Ambasadës së Francës në Maqedoni.

Baby Boo