Shkupi dhe Tetova me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirus


Të dhënat e publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se përveç se në Shkup, edhe në Tetovë ekziston një numër i lartë i të infektuarve me coronavirus.
Numri i rasteve aktive është i lartë në shumicën e qyteteve të Maqedonisë.

Aktualisht 8.254 raste aktive ka në kryeqytet dhe 1.051 raste aktive në Tetovë.
Prilepi ka 878 raste aktive, ndërsa Kumanova 821 rast aktiv me koronavirus.
Gati çdo ditë në Maqedoni regjistrohen mbi 1.000 persona të infektuar.
Të gjitha vendet në rajon kanë rivendosur orën policore, përveç Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Baby Boo