Fragment nga libri ‘Çeçenia, turpi i Rusisë’, i gazetares ruse Anna Politkovskaya


“Pse e vrave?”
“Nuk e di”.
“Pse i preve veshët?
“Nuk e di”.
“Pse i more skalpin?”
“Është çeçen!”
” E Kuptova”.
(marrë nga pyetja e një ushtari 19 vjeçar i brigatës 22 te Ministrisë së Brendshme ruse, e dislokuar në çeçeni gjatë verës së vitit 2001, nga një hetues i gjykatës së Groznit. Emrat e tyre? Humbshin ne harrim)
Kundër gjithë asaj që pohojnë mjekët, neurologët dhe psikiatrët mbi mundesite tona të pafundme, çdo njeri zotëron një rezistencë morale të kufizuar, pertej së ciles hapet honi personal i çdokujt. Vdekja nuk është domosdoshmëri. Mund të jenë situata më të këqija, për shembull humbja e plotë e gjithçkaje njerëzore, si përgjigje e vetme e

Grozni i sotëm i jep njeriut të gjitha arsyet për të rënë në këtë greminë. Këtu është krijuar një botë qe ka në themel papërgjegjshmërinë e plotë ushtarake dhe edhe nëse lufta mbaron nesër, ajo do to vazhdonte edhe më gjatë, prej  inercisë. Jam mëse e sigurtë.të këqijave të panumërta të jetës. Askush nuk do të dinte se çfarë do të ishte i aftë të bënte në luftë.

Në çfarë konsiston papërgjegjshmëria çeçene?

Një njeri me mend, i mësuar që prej fëmijërisë me shqetësimet e jetes normale, nuk mundet te kuptojs origjinsn e ngjarjeve qe torturojns Çeçeninë. Nuk ka rëndësi, nëse ky njeri është çeçen apo rus. Qoftë ushtar, militant i rezistencës apo një qytetar i thjeshtë, që përpiqet rë mbetet jashtë makinacioneve që shërbejnë për të shpëtuar lëkurën. Pas njëfarë kohe, në mungesë të përgjigjeve të arsyeshme, ndergjegjja e tij fillon të shpërbëhet si një kërpudhë e prishur dhe mendja e tij përfundon në një qorrsokak.
Megjithatë nuk është çmenduri, është një fenomen tjetër.

Ana Politkovskaya, e lindur në vitin 1958 dhe e vrarë në Moskë më 7 tetor 2006, është një ndër gazetaret e rralla gë ka informuar publikun në mënyrë të pavarur, për krimet gë ka bërë ushtria ruse gjatë luftës në Çeçeni. Gazetare e ” Gazeta o Re”, ajo është arrestuar e kërcënuar se do ta dënonin me vdekje, për qëndrimin e saj opozitar ndaj makinës represive shtetërore, pasi ka denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Baby Boo