Ali Ahmeti: “Të jemi të bashkuar më 31 tetor për Kërçovën”


Lideri i BDi-së, Ali Ahmeit ka bërë thirrje që me 31 tetor të bëhen bashkë qytetarët e Kërçovës, që siç thot ai të mos kthehet histora prapa.

Shkrimi i plotë i Ali Ahmetit:
Të nderuar bashkëqytetar të Kërçovës sonë,
Bashkë jemi sfiduar në shumë raste dhe nuk jemi dorëzuar kurrë.
Kemi qëndruar të fortë sepse kemi qenë bashkë, si një popull i tërë i përkushtuar për vendlindjen tonë.
Një nga sfidat më të mëdha që kemi patur gjatë këtyre viteve është kthimi i Kërçovës në duart tona dhe sot nuk duhet të lejojmë që të na kthehet historia prapa.

Të dashur qytetarë të Kërçovës, shumë e dashura mërgatë e jona në diasporë, unë po ju thras, si biri juaj, si vëlla i juaji, si një prej jush, i shqetësuar për fatin e vendlindjes sonë po bëj apel që të tregojmë dhe demonstrojmë që jemi të bashkuar më 31 Tetor për vendin tonë, për tokën tonë, për amanetin e të parëve tanë.
Shukë të dashur qytetarë që jetoni në mërgim, ju shumë të respektuar motra e vëllezër,
Përmes këtyre rreshtave ju bëj thirrje që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kërçovën tonë.
Kërçovën tonë nuk duhet të lejojmë që të cënojë askush.

Andaj, të lëmë anësh të gjitha ndasitë dhe të përqëndrohemi tek ajo që na bashkon, tek Kërçova jonë dhe më 31 Tetor të gjithë rrugët të na sjellin në vendlindje.
Bashkë e filluam këtë rrugëtim dhe bashkë duhet ta vazhdojmë, ju mirëpres që ta ribëjmë historinë më 31 Tetor duke rrethuar numrin 3.
Bashkë vazhdojmë.

Baby Boo