Mediet serbe kanë mbushur tabloidet e tyre me “provokacijat” e Xhakës dhe Shaqirit. Në fakt, duket se shqiponja e formuar në duart e tyre i ka djegur më shumë se sa vetë golat dhe humbja. Serbia humbi me Zvicrën me rezultatin 2-1 dhe jehona e fitores u përhap në të gjithë botën.
Fqinjët tanë të dashur, grekët, nuk mund të rrinë pa komentuar dhe festën me shqiponjë të Shaqirit dhe Xhakës. Media online “neakriti_” shprehet se Xhaka dhe Shaqiri përdorën simbole shqiptare në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë.
Ata kujtojnë dhe historinë e shqiptarëve të Zvicrës, pa harruar dhe pjesën që nuk kanë pranuar të luajnë me Kosovën, ironizim i pastër! Megjithatë, ju lëmë shëndenë me “shqiponjën” e Pajtim Kasamit kur luante për Olimpiakosin.