Fotografi emocionuese, përjetimi i lirisë nga një i moshuar në Ditën e Çlirimit

Sot janë bërë 22 vite nga çlirimi i Kosovës nga okupatori serbë.
E këtë ditë para 22 vitesh me emocion e kishin pritur shumë qytetarë, që ishin detyruar që ta br*aktisnin Kosovën për shkak të lu*ftës në Kosovë.
I tillë është edhe një i moshuar i cili ishte përkulur dhe kishte ngritur lartë dy gishta që simbolizojnë fitoren, posa kishte hyrë në Kosovë.

Baby Boo

Fotografia e realizuar nga Antonello Nusca, paraqet më së mirë emocionin e përjetimit të lirisë nga një i moshuar.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bo*mbardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund lu*ftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ok*upuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.