Përhapja e variantit të ri i virusit “Delta Plus”


Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë Jugore, ka njoftuar për dy raste të reja me variantin e ri Delta Plus. Disa ekspertë besojnë se ky variant është më ngjitës se sa delta origjinal që së pari ishte përhapur në Indi. Delta i cili ndryshe njihet si B.1.617.2.1 apo AY.1, së pari u identifikua në muajin mars në Evropë. Më pas është përhapur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Indi.

Muajin e kaluar ekspertët në Indi, etiketuan këtë variant si shqetësues dhe paralajmëruan se është më ngjitës se tjerët. Ministria e Shëndetësisë në Indi tha se ky variant ka aftësinë të lidhet më lehtë me qelizat e mushkërive dhe mund të jetë rezistent ndaj terapive të përdorura për të trajtuar infeksionet. Mirëpo në anën tjetër, Asociacioni indian i Gjenomikës SARS-CoV-2, kanë thënë se varianti Delta Plus, nuk ka gjasa të jetë më i transmetueshëm se ai Delta dhe tendencat në lidhje me këtë ende nuk janë shfaqur.

Përfaqësuesja e Rusisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Melita Vunjovic tha se përdorimi i maskave dhe vaksinimi do të jenë të nevojshme në lu*ftën me variantin e ri. Muajin e kaluar, kancelaria gjermane Angela Merkel paralajmëroi që Evropa është ende në rre*zik dhe u bëri thirrje autoriteteve anembanë kontinentit të jenë të kujdesshëm. Në Mbretërinë e Bashkuar ku më shumë se 72% e të rriturve janë vaksinuar, të paktën 39 raste janë konfirmuar me delta plus, informon Shëndeti Publik në Angli.

Shefi i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Illions, Richard Novak ka njoftuar se është ende herët të thuhet se Delta Plus mund t’ju shmanget vaksinave apo nëse është më ngjitës se Delta origjinal. “Ky është vetëm proces natyral i përzgjedhjeve të virusëve që janë më ngjitës. Gjithçka që duan viruset të bëjnë është të riprodhohen. Ata që riprodhohen bëhen virusi dominant. Ne do të shohim edhe variante tjera, është një vazhdimësi dhe variantet do të bëhen më të efektshëm me kalimin e kohës”, ka thënë Novak.

Baby Boo