FOTO/ Piloti i linjës Zyrih-Prishtinë kërkon leje dhe bën simbolin e zemrës me avion, në qiellin e Kosovës


Piloti i avionit të kompanisë Chair, i linjës Zyrih- Prishtinë ka bërë simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës, si shenjë përkrahjeje për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit..

Lajmin e jep Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) e cila publikon dhe fotot dixhitale të simbolit të zemrës, e bërë nga piloti i linjës Zyrih- Prishtinë.

“E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës!

Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.

Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, njofton ASHNA.

Baby Boo