Rënia E Euros, Ja Si Po Helmohet Ekonomi Shqiptare


Niveli më i ulët që ka njohur këmbimi i Euros këtë fundjavë vitet e fundit është komentuar dhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai bën përgjegjës qeverinë, të cilën e quan narko-shtet. Kjo rënie dramatike e kursit të saj po helmon ekonominë shqiptare, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Berishës, narko-Eurot kanë arritur të rrisin ndjeshëm çmimet e apartamenteve dhe për larjen e tyre qeveritarët mafiozë kanë rritur këtë vit gjerë në 273% lëshimin e lejeve të ndërtimit duke shndërruar Tiranën, Durrësin, Fierin, Vlorën në megapolet e larjes së parave të drogës në Europë.

“Shkaku i vetëm i dramës shqiptare të Euros, janë kamionat me narko-euro që vërshojnë çdo ditë nga trafiku i drogës në ekonominë e narkoshtetit shqiptar. Berisha e cilëson si qesharake qëndrimin zyrtar për uljen e Euros, që e lidhin këtë fenomen me fluksin e madh turistik”, shkruan Berisha.

Ai ironizon duke thënë se, për herë të parë ‘fajin nuk e ka Saliu, por turistët’.

Baby Boo