FOTO: Drejtoresha e LSDM-së e pyet një astrologe në Facebook nëse do të marrë mandatin e dytë


Drejtoresha e shkollës fillore “Avram Pisevski” në Bardovcë të Shkupit, e emëruar nga LSDM-ja, Matilda Bajkova, në një faqe të astrologjisë në “Facebook” ka pyetur nëse do të marrë mandat të dytë, përcjell Pa Censurë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të astrologes Mirjana Mirkovic nga Serbia të dielën, në njërin prej komenteve, Bojkova ka shkruar datën e lindjes për të parë nëse do të vazhdojë të drejtojë shkollën fillore “Avram Pisevski”.

Bajkova e bëri sërish pyetjen në fund të emisionit, por edhe kësaj herë nuk mori përgjigje./Pa Censurë

Baby Boo