Foshnja mrekulli e ardhur në jetë pas 8 shtatzënive të dështuara


Një çift janë bërë prindër të një vajze të veçantë sa i përket pamjes së saj, ku ajo duket shumë më e rritur nga sa është. Vogëlushja ka ardhur në jetë pas 8 shtatëzanive të dështuara në mënyrë spontane.

E ëma thotë për Lottien se ajo është një mrekulli dhe kur lindi të gjithë u habitën pasi kishte flokë të dendur e të zeza e deri më tani që është vetëm 1 vjeç, gjatësia e flokëve të saj është njësoj sa e motrës së madhe, Evvie. “Flokët e saj ishin gjëja e parë që njerëzit vinin re kur e takonin, njerëzit gjithmonë komentonin mbi flokët duke thënë se sa me fat ishte që kishte kaq shumë.” , ka thënë nëna e vogëlushes.

Për flokët e saj nevojiten të përdoren shumë produkte dhe e ëma duhet ti shtojë rutinës së mëngjesit të paktën 20 minuta më shumë, në mënyrë që ti krehë dhe ti modelojë. Ndër të tjera nëna e Lottiet ka shtuar se njerëzit nuk arrijnë ta besjnë se ajo është vetm një vjeç por mendojnë se është më e madhe sidomos kur bëjnë krahasimin e gjatësië së flokëve të saj me motrën e madhe.

“Njerëzit tronditen kur them se Lottie është vetëm 12 muajshe, shumica e njerëzve mendojnë se ajo është të paktën dy vjeç.”, ka thënë mamaja e saj.

Baby Boo