Ska pasaporta në gjuhën shqipe, pas 10 shkurtit nuk do të ketë fare (VIDEO)


Situatë alarmante lidhur me mungesat e pasaportave. Pasaporta në gjuhën shqipe pothuajse nuk ka fare, ndërsa pasaporta në gjuhën maqedonase ka vetëm deri në 10 shkurt.

Kështu deklaroi Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili nënvizoi se porosia e radhës është pas 15 marsit, gjë që sipas tij paraqet problem serioz dhe krijon një zbrazëtirë prej më shumë se një muaji. Çulev sqaroi se aktualisht janë në bisedime me kompaninë që është furnizuese e dokumenteve, ndërsa njofton se aktualisht numri i lëshimit të pasaportave është reduktuar.

Baby Boo