Formohet Komisioni për pajtim


Në Kuvend sot u formua Komisioni për pajtim, me iniciativë të grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Iniciativa u shqyrtua në koordinim të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e dhomës ligjvënëse.

Me Komisionin për pajtim do të kryesojnë nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska Remenski dhe deputetja Emilija Aleksandrova. Në takimin e parë pas përcaktimit të anëtarëve të Komisionit do të duhet që të përcaktohen temat dhe kompetencat e këtij trupi, njofton Koha.mk.

Në koordinimin e sotëm tek Xhaferi nuk mori pjesë koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, ndërsa menjëherë pas fillimit nga takimi u largua Suria Rashdi nga Aleanca për Shqiptarët, i cili konsideron se kjo është hapja e një dere të vogël për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit që ndodhën vitin e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Baby Boo