Sugareski: Autostrada Milladinovcë-Shkup gati deri në fund të muajit shtator ose fillim të tetorit


Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski pret që deri në fund të shtatorit ose fillim të tetorit të përfundojë autostrada Milladinovcë-Shtip, me prolongim eventual të vogël për punë më të vogla, ndërsa deri në fund të muajit në Kuvend do të dorëzohet edhe ligji për marrëveshjen aneks për autostradën Kërçovë – Ohër.

“Presim që aktivitetet ndërtimore konform afatit për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip të përfundojnë deri në fund të shtatorit-fillim të tetorit. eventualisht do të mbetet punë të caktuara të vogla siç është vendosja e shenjave të cilat ndoshta pak do ta shtynin afatit”, deklaroi sot Sugareski gjatë vizitës në Komunën Kisella Vodë.

Sugareski shtoi se aneks marrëveshja me firmën kineze “Sinohidro” për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër në ditët në vijim duhet të ndihmojë në seancë qeveritare pas së cilës deri në fund të muajit do të dorëzohet në Kuvend.

Ai shtoi se punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e rrugëve eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë dhe Gradsko-Prilep, ndërsa kanë përfunduar numër i madh i rikonstruksioneve në rrugë dhe procedura tenderi për aktivitetet në drejtimet rrugore, që do të fillonin nga fundi i muajit.

Siç informoi Sugareski, me ridedikim ose me ribalancim eventual do të sigurohen paratë që u njevojiten HM Infrastrukturë për pagesë të kërkesave në bazë të shpronësimit për ndërtim të hekurudhës drejt Bullgarisë

Baby Boo