Forcat speciale “vërshojnë” Tabanocën, aksion kundër policëve të korruptuar? | Kaos e nervozizëm në vendkalimin kufitar


Forca të shumta policore kanë vërshuar drejt vendkalimit kufitar në Tabanoc, mbrëmjen e sotme.

Edhe pse nuk ka informata zyrtare, jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për aksion zbulimi të veprimeve korruptive në radhët policore në këtë vendkalim kufitar dhe se mes tyre ka të arrestuar.

Në temperatura të ftohta, kolona të gjata automjetesh nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë, duke shkaktuar kaos dhe nervozizëm mes pjesëmarrësve në komunikacion.

Një pjesë e mirë e automjeteve janë mërgimtarë që po vijnë nga vendet evropiane drejt Maqedonisë.

MPB pritet të dalë me detaje më të hollësishme për aksionin gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

Baby Boo