Fluks i madh nga diaspora: 35 aeroplanë drejt Prishtinës vetëm sot


Afrimi i datës së zgjedhjeve ka bërë që mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë.
Vetëm në ditën e djeshme, gjithsej kishte 16 fluturime që u realizuan nga shtetet evropiane drejt Prishtinës.

Ndërkohë, sipas autoriteteve nga aeroporti i Prishtinës, do të realizohen 35 fluturime nga shtetet e ndryshme evropiane, me theks të veçantë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.
Në Aeroportin e Prshtinës ka një fluks të madh të mërgimtarëve, që shumica e tyre kanë thënë se kanë ardhur vetëm për të votuar në ditën e zgjedhjeve të Kosovës më 14 shkurt.

Fluturime të shumta do të ketë edhe në ditën e zgjedhjve, (E diel), që sipas zyrtarëve të informimit nga ASHNA-ja do të realizohen 30 fluturime nga shtetet evropiane drejt Kosovës.

Baby Boo