Florent Ahmetaj i cili u ekzekutua mbrëmë ishte i martuar dhe punonte në kazinon e dajës


Tronditëse ishin lajmet për ikjen nga kjo bote e dy të rinjve brenda pak ditësh përderisa të njëjtit punonin në dy kazino të ndryshme.

Jetmir Aliaj humbi jetën të dielën në një lokal kazinoje në Suharekë, e Florent Ahmetaj është viktima qe ndërroi jetë mbrëmë në kazinon ku punonte në Lipjan.

Ahmetaj i cili me origjinë ishte nga fshati Rezallë e komunës së Skenderajt u ekzekutua duke tentuar t’i ndalonte grabitësit që hynë për të kryer këtë akt në këtë kazino.

Sipas burimeve, 36 vjeçari ishte duke punuar në lokalin e dajës së tij dhe assesi nuk dëshiroi që ta linte veprën të kryhej, kësisoj i dyshuari shtiu me armë në drejtim të tij duke e lënë të pa shenja jete. Në lokalin në fjalë gjendeshin edhe kamerat filmimet të cilat tashmë janë marrë nga organet e drejtësisë.

Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se i njëjti ishte i martuar dhe kishte vetëm një vëlla i cili jeton në Angli. Miqtë e tij e kanë lavdëruar si djalë të mbarë, e që i njëjti punonte për një jetesë më të mirë.

Ndryshe nga Policia dhe Prokuroria janë deklaruar lidhur me rastin duke thënë se janë duke u munduar të identifikojnë të dyshuarin, por që i njëjti tashmë është në arrati.

Baby Boo