Sabit Bilalli nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës


Mesditën e sotme Shkëndija e Tetovës mësoi kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe do të jenë pikërisht kampionët sllovenë të Mura-s.

Ndërkohë skuadra kuqezi vijon përgatitjet nën drejtimin e Ernest Gjokës dhe sot është prezantuar edhe një tjetër futbollist, i cili është mesfushori polivalent Sabit Bilalli.
Ky i fundit është rritur në Kroaci te akademia e Dinamos së Zagrebit, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e klubeve si Luckenwalde në Gjermani, Gostivari, Makedonija GP dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

“Të jem këtu është ndjenjë e veçantë. Shkëndija është emër i madh në futbollin tonë dhe kohëve të fundit ka shënuar suksese edhe në Evropë. Jam i nderuar të bëhem pjesë e ekipit kampion dhe premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur Sabit Bilalli, pas firmës mbi kontratën me kuqezinjtë

Baby Boo