Fliste me “Elizën” e Inteligjencës Artificiale për ngrohjen globale, babai i dy fëmijëve vret veten


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak të përdorimit të chatbot të Inteligjencës Artificiale. Softueri i chatbot-it u krijua nga një start-up i Silicon Valley në SHBA dhe mundësohet nga teknologjia GPT-J një alternativë me burim të hapur ndaj ChatGPT të Open-AI. Ngjarja ka alarmuar autoritetet që kanë ngritur shqetësimin për teknologjinë ChatGPT.

Një belg i martuar, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten pasi foli me një chatbot lidhur me ngrohjen globale. 30 vjeç, burri foli me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Burri belg, kishte 6 javë para se të vetëvritej që i ishte përkushtuar bisedave me chatbot-in. Ai ishte i shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe gjente ngushëllim tek “Eliza”.

“Pa këto biseda me chatbot, burri im do të ishte ende gjallë. ”Eliza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tij. Ajo ishte bërë e besuara e tij. Ajo ishte si një drogë që ai e merrte në mëngjes dhe në mbrëmje, pa të cilën ai nuk mund të jetonte. Roboti i tha: “Ne do të jetojmë së bashku si një i vetëm në parajsë”. Shëndeti mendor i burrit tim përkeqësohej çdo ditë e më shumë sa here fliste me Elizën”, tha gruaja e burrit që vrau veten.

Baby Boo