Aksion humanitar i Merhamet, shpërndahen 5000 pako ushqimore (VIDEO)


Organizata Humanitare Kulturore “Merhamet” edhe këtë vit vazhdoi traditën e pakove ushqimore. Siç njoftojnë nga kjo organizatë ata do të bëjnë shpërndarjen e 5 000 pakove ushqimore, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa krahas pakove bëjnë edhe shpërndarjen e veshmbathjeve për fëmijë. Ubejd Rramani tha se një ditë më parë kanë shpërndarë pako në qytetin e Kumanovës dhe Tetovës, ndërsa sot kanë nisur në rajonin e Shkupit.

Ubejd Rramani, aktivist i Merhmet
“Dje filloi aktiviteti i shpërndarjes së pakove në Kumanovë dhe Tetovë, sot do fillojmë shpërndarjen e pakove edhe në Shkup në gjithë territorin e Shkupit. Ne si ‘Merhamet’ synojmë që gjatë muajit të Ramaznit të shpërndajmë diku 5 000 pako në bashkëpunim me Vefa-n, me seli në Gjermani IHH nga Turqia dhe Hajratin si dhe me donatorët brenda vendit dhe diasporës”.
Aktivisti nga organizata ndërkombëtare VEFA nga Gjermania, Ibrahim Taha tha se Ballkani për ata ka rëndësi të veçantë, prandaj edhe këtë vit kanë vazhduar me aktivitetin e shpërndarjes së pakove.

Ibrahim Taha, aktivist i Vefa
“Ne si Vefa edhe këtë vit jemi në Ballkan për të realizuar projektin e Ramazanit. Për Vefa-n si në shumë vende tjera, Ballkani përmban rëndësi të madhe për ne si turq të diasporës por edhe si turq të Turqisë. Do të realizojmë projektin e Ramazanit duke shpërndarë pako ushqimore dhe rroba për fëmijë. Nga Gjermania përcjelli selamet e vëllezërve tanë tuq për shqiptarët këtu në trojet e Ballkanit”.
OKH “Merhamet”, aktivitet të tilla realizon prej më shumë se 20 vitesh.

Baby Boo