Flet Ziberi: Nëse BDl e LSDM kandidojnë tjetër kryeministër shqiptar pos meje, do të ishte mashtrim


Tashmë disa ditë që kanë nisur bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicion, por ende pa një epilog. Gjithçka që pohohet nga të dy palët është se kanë qëndrime të përafruara, por jozyrtarisht mësohet se kërkesa për Kryeministër shqiptar vazhdon të jetë problemi i bisedimeve. E deri sa negociatat vazhdojnë, kandidati i nominuar nga integristët për kryeministër, Naser Zyberi, po vazhdon profesionin e tij si jurist.

Në intervistë për TV21 thotë se nuk është i kyçur drejtpërdrejt në bisedime, sepse ato zhvillohen mes krerëve të partive Zaev-Ahmeti, por tregon se është i informuar për rrjedhën e negociatave direkt nga kreu integrist Ahmeti. Nga ajo që di, Zyberi tregon se për momentin bisedimet mes Zaevit e Ahmetit janë tek çështja e modelit se si do të ndahej posti i kryeministrit, me variantet tashmë të përfolura, 2 vite me 2 3 me 1 apo 1 me 3. Zyberi thotë se kjo nuk do të ishte zgjidhje e problemit dhe nuk do ta reflektonte vullnetin e qytetarëve, besimin e të cilëve më 15 korrik e kanë marrë mbi kandidatët e nominuar. Një zëvendësim i tillë, përfundon Zyberi, do të shihej si zhg*ënjim dhe ma*shtrim nga të dyja palët.

Baby Boo