Thaçi për vdekjen e Mikullovcit: Ishte gjithmonë në shërbim të vendit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllme për vdekjen e aktorit dhe politikanit Adem Mikullovci.

Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mikullovci shërbeu gjithmonë në interes publik të vendit.
“Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:
Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë. Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë. Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4335366209867038/?type=3

Baby Boo