Flet pjesëtari serb i FSK-së: U detyrova ta braktis FSK-në


reth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në. Që të gjithë, janë nga rajoni i Gjilanit.

Ata nuk e pëlqejnë të flasin për mediat, disa thonë se vendimin e kanë marrë për arsye personale, e të tjerë thonë se këtë e kanë bërë “për Serbinë”.

Njëri prej tyre, identiteti i të cilit është i njohur për Radion Evropa e Lirë dhe i cili për arsye personale insistoi që të flasë në kushte anonimiteti, tha se bëhet fjalë për një vendim kolektiv të pjesëtarëve serbë të FSK-së nga kjo anë që ta braktisin këtë forcë, andaj, sipas tij, edhe ai nuk ka mundur të vendosë ndryshe.

“Të gjithë e braktisën, m’u desh edhe mua që ta bëj këtë. Në kufi, nuk na lejojnë që të kalojmë në Serbi, kështu që u desh ta bëjmë këtë”, tha ky pjesëtar serb që sapo kishte vendosur ta braktisë FSK-në.

Ai tha se me vite ishte pjesëtar i FSK-së dhe se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem dhe se rregullisht ka pranuar pagën, kurse tash thotë se nuk e di as vetë se si do t’ia bëjë që të fitojë para për të jetuar.

“Vërtet, nuk e di se si do të bëhet tash. Nuk kemi ku tjetër që të punojmë, nuk kemi zgjidhje. Nuk ishte dëshira jonë që ta braktisim. Nuk kemi pasur kurrfarë probleme. Na është dashur ta braktisim, por kemi familje”, tha ai.

Baby Boo