Profesor Milaim Fetai dhe bashkëshortja e tij nderohen më titullin “Ambasadorë të Paqes”


Profesor Milaim Fetai dhe bashkëshortja e tij Ajla Fetai, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, u nderuan me titullin Ambasador të Paqes. Ky çmim u dha nga Federata e Paqes Universale në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Krahas tyre çmimin e morën dhe disa personalitete të artit dhe të jetës publik, mes të cilëve autori i njohur Bujar Asqeriu dhe zonja Eni Çobani. Pjesë e rëndësishme e aktiviteti ishte edhe perfomanca artistike e shkollës së fëmijëve që nuk shikojnë.

Në fjalën përshëndetëse pas marrjes se çmimit, profesor Fetai tha:
“Shoqëria post-moderne, duket sikur ka shtuar sfidat për njerëzimin! Ata që trajtojnë këto sfida, tentojnë për zgjidhje të mëdha, por duket se kanë lëne mënjanë, disa zgjidhje te vogla, qe mund te jene çelësi i zgjidhjes, ne mos zgjidhja vete. Unë po përmend dy nga këto zgjidhje te vogla qe i gjejë te dyja ne filozofinë e Federatës se Familjes. Njëra është pikërisht, ruajtja e familjes. Sigurisht ruajtja e bërthamës se familjes, por edhe aspekti vertikal i saj.

Pra dashuria te mos ndaloje tek prindërit, por te shkoje edhe për gjyshërit, edhe për Hallen, edhe për tezen, apo dajën. Se dyti, edukimi qe e çon motivin e jetës nga shpirtërorja dhe e braktis materialen! Te dyja këto baza mua më bëjnë qe te pranoj e te ndihem i nderuar për titullin e ambasadorit te paqes! Faleminderit propozuesit, zotin Memia dhe faleminderit edhe atyre qe pranuan këtë propozim”.

Është hera e dytë që profesor Fetai vlerësohet me çmim në Shqipëri, pas çmimin të Imazhit Kombëtar pak kohë më parë, për shkak të kontributit qytetar, shoqëror dhe intelektual të tij.

Baby Boo