Flet për herë të parë e ëma e Osama Bin Laden: Ishte fëmijë i mirë


Alia Ghanem, në një intervistë për britaniken “The Guardian”, thotë se Osama ka qenë “fëmijë i mirë dhe i turpshëm”. Por, sipas saj, atij i është bërë “lavazh truri” në Universitet. Intervista është dhënë në shtëpinë e familjes së saj, në Jeddah të Arabisë Saudite

Familja tregon se e kishin parë për herë të fundit Bin Laden në vitin 1999, dy vjet përpara sulmeve të 11 Shtatorit 2011 në SHBA. Osama Bin Laden u konsiderua si terroristi më i kërkuar në botë, deri kur u vra në vitin 2011.

E pyetur se si ndihej kur mësoi se djali i saj ishte bërë xhihadist, e ëma e Bin Laden u shpreh: “Ishim jashtëzakonisht të mërzitur. Nuk kisha dashur që të ndodhte asgjë e tillë. Përse hodhi poshtë çdo gjë në këtë mënyrë”?

Ajo tha gjithashtu se Vëllazëria Myslimane në të cilën djali i saj u përfshi gjatë studimeve në Universitet, ishte një kult. Familja Bin Laden është një nga familjet më me ndikim në Arabinë Saudite, pasi ka përfituar pasuri të shumta në ndërtim.

Baby Boo