Flet Labinot Tahiri pas zërave për një ‘zënkë’ me Sabri Fejzullahun


Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa lajme në media rozë në të cilat thuhet se kishte një ‘zënkë’ mes artistëve shqiptarë, Sabri Fejzullahu dhe Labinot Tahiri.
Ishte, Sabri Fejzullahu, ai i cili i ka komentuar në njërën fotografi Tahirit duke shkruar ‘hahahha’. Ndërsa, Tahiri nuk ka hezituar teksa ia ka kthyer duke i parashtruar një pyetje.
“Çka ka me qesh këtu se po qesh ne çdo postim timin?? Kallxom te qeshi edhe un?”, ka shkruar Labi.


Ndërkohë, siç duket këngëtari Sabri Fejzullahu e ka fshirë menjëherë komentin pasi nuk figuron më në postimin e Labit.
Sidoqoftë, Tahiri ka bërë një sqarim duke treguar se ka një respekt të veçantë e të madh për Sabriun dhe për familjen e tij.
Labi hedh poshtë të gjitha thashethemet, por shton se nuk e lejon ta poshtërojnë njerëzit, e madje as shteti e qeveria.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
“Me zemër, për Sabrianon, që dua ti ndali zërat kinse jemi të përçarë, gjë që nuk ekziston!
E meritonte, meriton dhe do ta meritojë edhe pas shumë viteve të ; çmohet, respektohet, nderohet e të vlerësohet sa të ekzistojë shteti e kombi ynë si figura më e këndshme e skenës sonë shqiptare.

Nuk kam lënë artist pa e nderu dhe pa e respektua, madje edhe kur ka pasur nevojë jam futur brenda thashetheme te estradës për me u bë zgjidhje, kështu jam dhe njihem gjate vite për veprat dhe mundin tim.
Sabriun, e nderova në qytetin tim me aq mundësi sa kisha, jo si institucion por për faktin që është IKONË SHQIPTARE, kur nuk kishte Facebook e shume portale ne Kosovë, për veç televizioneve!

Pra dua te them, që me axhën Sabri as nuk kam dhe as që do të kemi ndonjëherë mosmarrëveshje, por nganjëherë mendoj se; koha, vitet, karriera e bujshme 50 vjeçare e tij , dhe shumë arsye te jetës personale mund ta bëjnë ose te na bëjnë të dukemi sikurse po e nënçmojmë ndonjë artist te ri.
Pa dyshim se Sabriano, mbetet njeri dhe artist i madh për shumë gjenerata dhe për mua.

Fundja, vazhdoj ti respektoj të gjithë aq sa meritojnë, por të me “poshtërojnë” nuk lejoj as shtetin as qeveritë dhe as askënd për faktin se secili kemi një bagazh të veçantë jetësorë.
I dashur Sabri Fejzullahu të dëshiroj shumë shëndet ty dhe zonjës Nera dhe të gjithë familjes tënde artistike së bashku me publikun tënd të kamotshëm e te rinjtë.”

Baby Boo