Flet i prekur babai i Kiarës: Do vij me avokatë nga Italia


Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve plot urrejtje në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri ka thënë se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai ka kundërshtuar qëndrimet e opinionistëve duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.

Babai i Kiarës ka shtuar se ndaj një ndjekësi të caktuar të formatit do të përballet me avokatë nga Italia, duke dalë kundër me drejtësi, sulmeve dhe kërcënimeve që janë bërë duke kaluar çdo limit në rrjet.
Në fund të bisedës e cila tregoi disa herë se babai i moderatores ishte shumë i prekur, ai shtoi se Kiara ka qarë 3 ditë rresht pas daljes nga shtëpia.

Ai kërkoi mirëkuptimin e gjithë ndjekësve, të cilët duhet ta vendosin veten në vendin e Kiarës, familjarëve, prindërve, e çdo personi tjetër para se të sulmojë.

Kjo nuk është hera e parë që gjuha e urrjetjes në rrjet kalon çdo limit e megjithatë duket se ndjekësit e tifozët e formatit nuk kanë arritur të përmbahen, duke shfaqur mospërmbajtjen e madhe nga e cila karakterizohen!

Baby Boo