Flet Avni Dehari, tregon pse i hyri garës për deputet


Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është shprehur optimist në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt. Dehari në një intervistë për Telegrafin, ka treguar arsyet se pse ka vendosur t’i hyjë garës për deputet pikërisht në këtë kohë.

“Garën për të hyrë në këto zgjedhje, e kam vendosur pas kërkesave të shumta që më kanë bërë që të kandidojë në listën për deputet. Unë kam shumë shokë në VV, që nga kthimi im në Kosovë, nga viti 1999 kam përcjellë të gjitha zhvillimet politike. Që nga themelimi i VV-së kam mbështetur veprimtarinë e saj, kam mbështetur natyrisht edhe programin e saj. Me kohë pastaj edhe jam anëtarësuar, në këtë kohë kur ka një mbështetje shumë të madhe në gjithë Kosovën dhe jashtë saj, kërkesën për të kandiduar për deputet e kam pasur shumë të vështirë ta refuzojë”, është shprehur ai.
Gjatë intervistës, Dehari ka folur edhe për rrugëtimin e LVV-së, teksa thotë se gjithmonë ka qenë i mendimit se një parti sikur Vetëvendosje, duhet te jetë në parlamentin e Kosovës.

“Ju e dini se në fillim LVV nuk ka qenë parti politike, por është angazhuar që ta ngrit zërin për t’i ndrequr të metat e shoqërisë në Kosovë. Me kohë vendosën që të futën në jetën parlamentare dhe kjo natyrisht që më ka gëzuar shumë, pasi që parlamenti i Kosovës ka pasur nevojë për një subjekt të tillë.”

“Shtroheshin shumë pyetje atëherë, se a është mirë apo keq që po hyn VV, natyrisht ka pasur mendime të ndryshme. Disa mendonin që është më mirë që VV të mbetet jashtë Kuvendit, dhe të vazhdojë aktivitetin siç kishte bërë atëherë, mirëpo për shtetësinë e Kosovës, për demokracinë e shoqërisë sonë, Kuvendi ka pasur nevojë që VV të jetë e pranishme edhe aty. Mendimi im ka qenë se Kuvendi ka nevojë për VV, nëse VV i mbanë qëndrimet siç i ka pasur deri në atë kohë”, ka potencuar Dehari.

Baby Boo