Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e personave që u lënduan dje nga shpërthimi në Ferizaj


15 persona po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një prej lokaleve në qytetin e Ferizajt.
Anesteziologu Shaqir Uka ka folur lidhur me gjendjen e tyre.
“Janë mbi 15 pacientë që janë sjellë në QKUK. 14 prej tyre, është dashur që me emergjencë të intervenohet kirurgjikisht në sallën e kirurgjisë, kurse një paciente është dashur të intervenohet në sallën e kirurgjisë së ortopedisë për shkak të lëndimeve që ka marrë”.

“Këta pacientë që janë sjellë në QKUK , pas trajtimit operativ, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë në shkallë më të lartë të sipërfaqes së djegur, janë sjellë në mjekimin intensiv dhe po vazhdon trajtimi i tyre i mëtutjeshëm”, është shprehur Uka.
Ndryshe si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, u lënduan 43 persona.

Baby Boo