Flamuri i Maqedonisë para BE-së! Varheji nuk ia ka përmendur Zaevit ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë


Varheji e priti Zaevin me deklaratën se qëllimi i tij dhe i BE-së është që gjatë kryesisë së Portugalisë të miratohet korniza negociuese dhe Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në. Pas takimit, në profilin e tij në Twitter vetëm porositi se negociatat ishin të mira dhe se mbetet që korniza negociuese të miratohet nga vendet anëtare.

“Biseda të mira me kryeministrin Zoran Zaev sot për nevojën nga fillimi zyrtar i negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që Këshilli evropian të arrijë marrëveshje për kornizën negociuese sa më shpejtë që është e mundur. Folëm edhe për luftën kundër Kovid dhe implementimin e planit ekonomik të investimeve për Ballkanin perëndimor”, tha Oliver Varhej.
Kryeministri Zaev në bisedat me Varhejin theksoi se i respekton përpjekjet e BE-së, por të njëjtën gjë e pret edhe nga Bullgaria. Në takimin, Zaev e ka përsëritur qëndrimin se për identitetin maqedonas nuk do të negociojë. Progresi është i mundshëm edhe me qeverinë kalimtare të Bullgarisë, tha Zaev.

“Ne jemi të gatshëm për negociata, besojmë se duhet të kemi edhe një përpjekje në periudhën që vijon, por duhet të dinë edhe kolegët në Bullgarinë dhe në BE-në se për identitetin tonë nuk do të negociojmë dhe të gjitha përpjekjet që ai të vendoset në tryezën e negociatave, do të refuzohet nga pala maqedonase”, potencoi Zaev.
Zaev sot paradite kishte takim edhe me kryetaren e komisionit evropian, Ursula fon der Lajen, ndërsa takimet u zhvilluan derisa para godinës së BE-së valvitej flamuri i Maqedonisë. Ajo konfirmoi se Komisioni evropian do të angazhohet në mënyrë më thelbësore dhe më të përkushtuar.

“Ky është proces shumë i rëndësishëm i cili nuk guxon ta prolongojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE-në. Do të angazhohemi që të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë negociatat, pa shtyrje”, u shpreh Ursula Fon der Lajen – kryetare e Komisionit Evropian.
Çështja e proceseve euro-integruese të Ballkanit perëndimor është një prej temave edhe në takimin e ministrave të jashtëm.
“Do të kemi debat shumë të rëndësishëm për Ballkanin perëndimor, rajon i cili është me rëndësi thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës”, potencoi Augusto Santosh Silva – ministër i Jashtëm i Portugalisë.

“Duhet t’i fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut menjëherë, për shkak se ne sollëm vendim në lidhje me këtë gjë që është shumë e rëndësishme për besimin ndaj BE-së. Gjithashtu mendoj se procesi i reformave në vendet e Ballkanit perëndimor duhet të vazhdojë. Unë mendoj se ky debat është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën”, thekso Ana Linde – ministre e Jashtme e Suedisë.
Pas takimeve të sotme në Bruksel, delegacioni i Maqedonisë që e udhëheq kryeministri Zaev, nesër është në vizitë të Spanjës, pastaj shkon në Athinë në forumin ekonomik Delfi.

Baby Boo