Flamujt në gjysmështizë, Italia mban një minutë heshtje për viktimat e koronavirusit


Në orën 12:00 të ditës së sotme, në të gjithë Italinë, edhe në Vatikan, flamujt u vendosën gjysmështizë.

Në vend është mbajtur edhe një minutë heshtje për 11,591 viktimat e shënuara nga koronavirusi.

Kjo nismë u mbështet nga të gjithë institucionet italiane, të cilët njëkohësisht ‘qanë’ për personat që ndërruan jetë nga virusi vdekjeprurës.

Aktualisht, Italia është vendi më i rrezikuar dhe nga dita në ditë shifrat rriten në mënyrë të frikshme.

101 739 persona rezultojnë të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat pëditësohen nga Ministria e Shëndetësisë italiane në orët e pasdites.

Baby Boo