Fjolla Morina arre*stohet në Prishtinë


Ka përfunduar nën pra*ngat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina.
Nga burime të sigurta të mediave mësohet se ajo është arr*estuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit.
Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon ak*uza për tra*fikim të ar*mëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arre*stimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.
Morina ishte mbajtur në arr*est shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dë*nua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite bu*rgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ash*për, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga ar*mëmbajtje pa leje në tra*fikim të ar*mëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

Baby Boo