Vjehrra organizatore në krim/ Familjarët e viktimës: Përqafoi djalin pasi shkrepi armën (VIDEO)


Ngjarja e rëndë e 15-shtatorit e ndodhur në Bathore, ku kunati vrau me armë zjarri kunatën, tronditi mbarë opinionin publik. Jetmira Hasani 34-vjeç, nëna e një fëmije 8- vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit që kunati i saj përdori.

Ka qenë ora 17:40 kur krimi u krye brenda familjes. Jetmira u qëllua për vdekje nga kunati me breshëri plumbash, familjarët me dhimbje të madhe tregojnë se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje e ndjera ishte e divorcuar prej 5- vitesh.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u rrëfye kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, e cila e ka parë të gjithë skenën e krimit, pasi atë ditë po shoqëronte Jetmirën të mblidhte plaçkat. Ajo jep detaje rrëqethëse dhe thotë se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste ish-kunatën.

Baby Boo