FJALËT PËRFUNDIMTARE PËR RASTIN “RYSHFETI


Në Gjykatën Penale sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare ku në rastin “Ryshfeti” i akuzuar është kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Seancën e kaluar në Gjykatë Penale në seancën e rastit “Ryshfeti” është parë videoja që ka të bëjë me rastin dhe e cila është publikuar në “Youtube”, ndërsa e tërë videoja për të cilën akuzohet Zoran Zaev , ishte e lëshuar në seancat e kaluara pa praninë e publikut. Zaevi kërkoi që videoja të lëshohet dhe të jetë publike, por Gjykata e Apelacionit nuk e lejoi të njejtën.

Zaev pret vendim gjyqësor që të deklarohet pafajësia e tij, pasi siç deklaroi bëhet fjalë për rast të montuar me qëllim të ndalohej në atë kohë që të publikohen “bisedat e përgjuara”.

Ndyshe, në rastin “Ryshfeti” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.TV21

Baby Boo