Fitorja e Kamberit, Grubi: “Një tjetër lajm i bukur vjen nga Lugina e Preshevës”


Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Artan Grubi ka uruar deputetin shqiptarë, Shaip Kamberi i cili ka arritur të fitojë mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë. Grubi ka thënë se zëri dhe guximi i dëshmuar i deputetit Kamberi do të vazhdojë të proklamojë vlerat demokratike të popullit shqiptar në Serbi.

“Një tjetër lajm i bukur vjen nga Lugina e Preshevës, ku bartësi i listës së “Koalicionit të Shqiptarëve” z. Shaip Kamberi ka fituar mandatin e dytë si deputet në Parlamentin e Serbisë. Jashtëzakonisht e rëndësishme që zëri dhe guximi i dëshmuar i tij do të vazhdojë të proklamojë vlerat demokratike të popullit shqiptar në Serbi dhe të jetë mburojë e të drejtave të tyre legjitime demokratike. Përgëzimet e mia të sinqerta z. Shaip Kamberit dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës për fitoren domethënëse të vazhdimësisë së përfaqësimit të tyre parlamentar”, ka shkruar Grubi në urimin e tij.

Baby Boo