Syla: Ju kam thënë se gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bëjnë shll*ajfa e shtyhen në autostrada


Gazetari Valon Syla ka reaguar pas lajmeve se dy kosovarët që u dë*nuan për tejkalim të shpejtësisë në Shqipëri, i kishin marrë me qera në Zvicër veturat me të cilat po bënin gara.
Syla ka shkruar në Facebook se kishte thënë më moti se gërrnaçat (siç i quan ai një pjesë të mërgimtarëve) i marrin veturat me qera dhe bëjnë gara nëpër autostrada.

“Ju kom thonë që gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bojnë shll*ajfa… edhe shtyhen nëpër autostrada. Më sha*jshit. Hajt se bindeni. A pi mshoni bo*ksit te Ministria e Kulturës?”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, dy kosovarët janë dë*nuar të martën nga policia e Fierit, për tejkalim të shpejtësisë në autostradë.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëri nga ta po voziste veturën e tipit Lamborghini, ndërsa tjetri BMW.
Ata nuk u ndalën në radarin e policisë, por u kapën nga këta të fundit në një postb*llok tjetër.
Ndërkohë që mediat zvicerane kanë bërë të ditur sot se veturat të cilat kanë qenë duke i vozitur kosovarët, janë marrë me qera në Zvicër, atje ku edhe jetojnë ata.

Baby Boo