Fitore Qirezi merr titullin “Ambasadore e Paqes”


Federata e Paqes Universale, me seli në Shqipëri ,Amerikë dhe Gjermani, aktivistes në fushën politike ,kulturore e arsimore Profesoreshës Fitore Qirezi, i ndanë titullin Ambasadore e Paqes.

Me këtë çmim ,Federata e Paqes Universale i njohin ata individë, jeta e të cilëve ilustron idealin e jetesës në shërbim të të tjerëve. Vlerësohen personalitete që kontribuojnë në promovimin e vlerave universale, harmoninë ndërkombëtare dhe në rinovimin e Kombeve të Bashkuara. Me këtë titull nderohen ata njerëz që shërbejnë si persona të përgjegjshëm publik dhe që kultivojnë kulturën e paqes, duke tejkaluar barrierat raciale, nacionale dhe fetare.

Ambasadorët e Paqes kontribuojnë në plotësimin e shpresave për të gjithë brezat përkitazi me paqen e përbashkët në botë, ku dimensionet shpirtërore dhe materiale janë në harmoni me njëra tjetrën.

Vlen të përmendet se znj.Fitore Qirezi ,është anëtare e Bordit Udhëheqës pranë organizatës ndërkombëtare WAW , me seli në Gjenevë; anëtare e kryesisë së organizatës FeD me seli në Austri dhe koordinatore për arsim e kulturë për Maqedoninë e Veriut ; Kryetare e organizatës për të drejtat-Elan në Shkup; anëtare e kryesisë së FG pranë BDI-së. Gjithashtu në jetën private bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve shembullor.

Baby Boo