Filipçe: “Vaksinimi i detyrueshëm, mënyrë për të dalë nga kriza gjatë vitit të ardhshëm”


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendi për momentin nuk shqyrton vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19. Filipçe tha se personalisht vlerëson që vaksinimi i detyrueshëm paraqet mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

“Ende nuk ka vend, as rekomandim nga ndonjë institucion ndërkombëtarë që kërkon që kjo vaksinë të bëhet e detyrueshme dhe të futet në kalendar, dhe kjo është diçka që nëse ndodh…sinqerisht besoj që kjo do të jetë një nga mënyrat për të dalë nga kriza gjatë vitit të ardhshëm, edhe ne do ta bënim këtë, por tani nuk ka rekomandime të tilla, kështu që bëjmë dhe ndjekim shembuj që zbatojnë shtete të ndryshme në botë”, tha mes tjerash Filipçe.

Baby Boo