Filpçe: 13 përqind e rasteve aktive janë në spitale, 87 përqind po kurohen në shtëpi


Ministri i shëndetësisë Venko Filpçe, tha se 13 përqind nga numri aktiv i personave të infektuar me koronavirus janë në spitale ndërsa 87 përqind në kurim shtëpiak.

“Ende ka kapacitetet në spitalet në Manastir, Ohër, Kumanovë, Gostivar, Prilep, Shtip”, tha Filipçe raporton SHENJA.
Ai tha se personeli mjekësorë është i lodhur dhe për çdo ditë bëhet riorganizimi i mjekëve dhe kjo është duke funksionuar.

“Nuk mund të durojmë pa ndihmën e qytetarëve dhe respektimit të masave. Të ndihmohet parasegjithash vetvetes por edhe të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor”, ka thënë Filipçe.

Baby Boo